Pershendetje miq! Une quhem Bledi dhe punoj ne kete sektor prej 5 vitesh tashme.Fillimisht si operator dhe agjent investimesh online e me pas si trajnues per 3 vite ne nje nga Call Center-at me te medhenj ne Shqiperi e tashme si drejtues dhe trajnues i qendres “Maximus” e cila ka si qellim trajnimin dhe punesimin e te rinjeve ne kete sektor!
Qe ne vogeli e gjate shkolles kam bere pune te ndryshme te keqpaguara.Ne vitin 2011 fillova te punoj si operator i shitjeve e nje vit me pas si Trajnues tek IDS dhe qe nga ajo dite i jam perkushtuar me te gjitha forcat e mia kesaj fushe e cila aktualisht
ka punesuar mbi rreth 30.000 te rinj ne Shqiperi.
Te regjistruara ne QKR jane mbi 300 Call Centera. Mundesite jane te pafundme.Qe nga operatori i thjeshte i shitjeve,operator i sherbimit te klientit, agjent investimesh online,operator i rekuperimit te kreditit,operator back office,operator ne lidhje
me sondazhet.operator i google ads etj.
Eshte i vetmi sektor ne Shqiperi ku nqs je i afte arrin te fitosh e rritesh profesionalisht. Nuk ke nevoj per mik. Nuk duhet te njohesh askend per tu futur.
Vetem vitet e fundit jane trasferuar me dhjetra kompani italiane qe kane vendosur qendrat e tyre operative ne Tirane.
Vodafone,Wind,Tim,H3G,Apple,Alitalia,Parr Credit,Consulcesi,Fastweb,Mediaset,Sky etj etj tashme ndodhen ketu duke ofruar pagesa super te kenaqshme per te gjithe personat qe punojne.
Call Center-in nuk e krahason dot me situaten ku ndodhen sektoret e tjere si ndertimi,bujqesia,turizmi etj. Eshte sektori ku paga mesatare shkon 250 lek/ora.
Aktualisht ka persona qe me nje pune komode dhe pa shume sforco fizike mund te arrijne te fitojne edhe mbi 1 milion leke ne muaj,dhe nuk e kuptoj perse akoma ky sektor perbuzet nga pjesa derrmuese e shoqerise.E perbuzin po ata persona qe pagujane nga 5 mije euro per te futur ne shtet ku kane rroga qesharake per pozicionet qe kane,ata qe rrine kot gjithe diten dhe hane fara,ata qe punojne ne biznese te vogla dhe te mesme e nuk paguhen me shume se 120 lek/ora por mbi te gjithe atyre qe nuk ua mban te punojne.
Ndoshta puna si operator nuk mund te jet afatgjate per dike qe aspiron te jet dikush ne profesion e tij,por me siguri eshte shume me e mire sesa ti kerkosh lek akoma prinderve nderkohe qe pret punen e enderrave qe ndoshta nuk ka per te ardhur kurre!
Puna nuk eshte turp! Asnje person qe punon ne Call Center nuk duhet te ket turp apo te ndihet i paragjykuar sepse punon ne nje Call Center. Po punon ne tregun me fitimprures per momentin ku nuk duhet as partia,as babi me lek dhe as fundi mbi gju per ti
bere pershtypje shefit!
Nese doni te ndryshoni te tashmen tuaj,te rrisni te ardhurat e te njihni njerez te rinj, atehere provojeni.Asnjeher nuk eshte vone!
Nqs degjoni qe do vij nje dite dhe Call Center-at do mbyllen, me besoni qe me shume mundesi po ja fusin kot, sepse dita dites po shtohen duke rritur gjithashtu edhe rrogat mesatare ne kete sektor.